Kushtet e përdorimit

Mirë se vini në pet-expert.mk Ju lutemi lexoni me kujdes Kushtet e Përgjithshme të Përdorimit, Politikën e Privatësisë dhe Politikën e dorëzimit para se të filloni të përdorni dyqanin online. Duke përdorur dyqanin online pet-expert.mk dhe duke blerë produkte, ju pranoni dhe jeni të detyruar t'i zbatoni ato. Në qoftë se keni ndonjë pyetje, ju lutemi të na kontaktoni.
 

E drejta e autorit, marka tregtare dhe pronësia intelektuale

Të gjitha materialet në këtë faqe interneti janë pronë e Pet Expert ShPK NJP, pronari i pet-expert.mk. Çdo kopjim, shpërndarje, transmetim ose modifikim dhe përdorim i materialeve nga kjo faqe interneti pa lejen e shprehur me shkrim të Pet Expert ShPK NJP është rreptësisht i ndaluar. Çdo shkelje e kësaj politike mund të rezultojë në shkelje të të drejtave të autorit, markës tregtare ose të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale dhe mund ta nënshtrojë përdoruesin ndaj përgjegjësisë civile ose penale.
 

Mbrojtja e të dhënave personale

Mbrojtja e të dhënave personale të përdoruesit përshkruhet më hollësisht në Politikën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale. 
 

Blerje nëpërmjet pet-expert.mk

1. PËRSHKRIMI I PRODUKTIT DHE FOTO

Për të gjitha produktet e shitura përmes pet-exert.mk, është bërë një përpjekje për t'i përshkruar ato sa më afër dhe saktë që është mundur. Fotografitë përshkruajnë produktet dhe paketimin aktual dhe janë pronë e Pet Expert SHPK NJP Skopje.
 

2. ÇMIMET

Të gjitha çmimet në faqen e internetit janë të shprehura në denarë dhe përfshijnë kostot e produktit dhe paketimit. Kostot e dërgesës në adresën e shtëpisë janë të deklaruara veçmas dhe varen nga koha dhe vendi i dërgesës, dhe në rast të një promocioni/aksioni ato mund të jenë 0.00 denarë, pra dërgesë falas. 
Цените може да варираат во зависност од промените на цените на пазарот и набавните цени на производите.
 

3. DISPONUESHMËRIA

Ne bëjmë çmos që të gjitha produktet që shiten përmes pet-expert.mk të jenë në magazinë, por nuk garantojmë që një produkt i caktuar do të jetë gjithmonë i disponueshëm.

Ju lutemi që të keni parasysh se ka mundësi që disa produkte të mos jenë të disponueshme në kohën kur porosisni. Në një rast të tillë, ne propozojmë që produkti me karakteristikat më të ngjashme me atë të porositur (me vlerë të barabartë ose më të madhe) të zëvendësohet, ekskluzivisht me pëlqimin tuaj. Në rast se produkti është paguar dhe ju nuk dëshironi një produkt zëvendësues, fondet do t'ju rimbursohen nga Pet Expert SHPK NJP.
 

4. PROCEDURA E POROSISË SË PRODUKTIT

Hapi 1: Zgjidhni një produkt
Hapi 2: Zgjidhni nga opsionet e dhëna të madhësisë së thesit / ushqyesit / zinxhirit / shtëpisë
Hapi 3: Zgjidhni sasinë
Hapi 4: Klikoni butonin "Shto në shportë" dhe produkti shtohet në shportën tuaj.
Hapi 5: Kontrolloni bilancin në shportën tuaj dhe nëse gjithçka është në rregull, klikoni butonin "vazhdoni me pagesën" ose nëse dëshironi të vazhdoni blerjen e produkteve të tjera, klikoni butonin "vazhdoni blerjet".
Hapi 6: Vendosni të dhënat tuaja në fushën "Të dhënat e blerësit". Nëse blerësi është i njëjti person me marrësin, shënoni kutinë "A është marrësi i njëjti person me blerësin?" dhe të dhënat do të plotësohen automatikisht për marrësin. Nëse marrësi është një person tjetër, futni të dhënat e tij në fushën "Të dhënat e marrësit".
Hapi 7: Zgjidhni datën kur dëshironi të bëhet dorëzimi. Sistemi do t'ju sugjerojë datën e parë të mundshme të dorëzimit në vendin tuaj të banimit.  
Hapi 8: Shënoni kutinë "Pajtohem me kushtet dhe rregullat e blerjes" dhe klikoni butonin "Blej".
Hapi 9: Vendosni të dhënat e kartës suaj të pagesës për të përfunduar pagesën.
Hapi 10: Pasi të kryeni pagesën, do të merrni një mesazh "TRANSAKSION I SUKSESSHËM" dhe konfirmimin e porosisë suaj në adresën e email-it që keni dhënë për kontakt.
*** Nëse nuk merrni një konfirmim për "TRANSAKSION TË SUKSESSHËM", kjo do të thotë se ka pasur një problem me porosinë dhe ajo nuk është realizuar. Në këtë rast, sigurohuni që nuk i keni ndryshuar numrat kur futni të dhënat e kartës suaj të pagesës, kontrolloni statusin e kartës suaj të pagesës dhe provoni ta bëni përsëri porosinë. Nëse keni nevojë për ndihmë, ju lutemi na kontaktoni në numrin e telefonit 076/563-651 ose na dërgoni email në shop.petexpert@gmail.com

5. PAGESA

Ju mund të bëni pagesën për porosinë tuaj me:

Kartë pagese (MasterCard, Maestro, Visa, Diners Club) – Transaksioni gjatë pagesës për produktin ridrejtohet dhe përpunohet përmes portalit të pagesave me kartë pagese të NLB Tutunska Banka. Portali përdor të gjitha masat organizative dhe teknike më të fundit për mbrojtjen e të dhënave dhe të gjitha proceset zhvillohen përmes një lidhjeje të sigurt me bankën.

Për çdo porosi dhe pagesë të suksesshme, një faturë elektronike do të dërgohet në adresën e email-it që keni dhënë për kontakt.
 

6. DORËZIMI

pet-expert.mk bën dërgesa në të gjithë territotin e vendit dhe ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me disa operatorë për dërgimin e pakove. Produktet e porositura do të dërgohen në adresën që e keni specifikuar si adresë dërgimi. Dorëzimi i porosisë suaj ka një çmim të caktuar në varësi të kohës dhe vendit të dërgimit dhe ndonjëherë është 0.00 den. ose falas, kur ka një promocion/aksion për produkte të caktuara. 

Çmimi aktual i transportit është listuar në mënyrë transparente si një artikull i veçantë në shumën totale gjatë blerjes:

  • për të gjitha porositë në shumën totale до 1.850денçmimi për dërgesë në të gjithë territorin e vendit është 150 ден.
  • për të gjitha porositë në shumën totale над 1.850денçmimi për dërgesë në të gjithë territorin e vendit është 0,00 den, domethënë dërgesa është falas


Dërgesat kryhen në të gjithë territorin e vendit nga e hëna në të premte, si më poshtë:

në territotin e Shkupit dhe rethinës:

  • Dita tjetër e punës - për të gjitha porositë e bëra ditën e mëparshme të punës deri në orën 14:00

Në territorin jashtë Shkupit

  • sipas planit të dorëzimit të operatorit postar

Keni parasysh se nuk bëjmë dorëzim të shtunave, të dielave dhe festave zyrtare sepse edhe furnizuesit tanë nuk punojnë, kështu që i përdorim dhe fundjavat për t'u çlodhur dhe për të festuar. 

Nëse korrieri që kryen dërgesën nuk arrin t'ju gjejë në adresën e dhënë për t'jua dorëzuar dërgesën, do t'ju jepet një njoftim me shkrim në formë elektronike në lidhje me përpjekjen e bërë. Korrieri do të bëjë një përpjekje të dytë për dorëzim në të njëjtën ditë dhe nëse nuk ju gjen përsëri në adresën e dhënë, do t`ju kontaktojmë në numrin e telefonit që e keni lënë për kontakt. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që të jepni informacion të saktë dhe një numër telefoni të saktë kur porosisni. Këto përdoren vetëm për dërgesë. 

7. ANKESAT DHE POLITIKA E RIMBURSIMIT PËR TRANSAKSIONET

Qëllimi ynë është që ju të jeni plotësisht të kënaqur me produktet që blini nga ne dhe ne bëjmë çmos për të përmbushur çdo kërkesë. Nëse produkti nuk është në gjendje të mirë ose është i dëmtuar, ne nuk e dërgojmë ose shesim fare. Cilësia është një nga vlerat tona kryesore dhe ne qëndrojmë me krenari pas saj.

Nëse për ndonjë arsye nuk jeni të kënaqur me produktin e dërguar, ju lutemi na kontaktoni në numrin 076/563-651.

Pasi ta shqyrtojmë ankesën tuaj, nëse ajo miratohet, do t'ju rimbursojmë fondet tuaja ose do t'ju dërgojmë një produkt të ri.

Ne do ta rimbursojmë shumën e paguar direkt në kartën e pagesës, d.m.th. në llogarinë e transaksionit nga e cila është bërë porosia fillestare, brenda 14 ditëve ose më shpejt.
 

8.     ORARI I PUNËS

E hënë - E premte: 09.00 - 17.00

9. PËRGJEGJËSITË E Pet Expert SHPK NJP / pet-expert.mk

  • pet-expert.mk merr të gjitha masat e mundshme për të siguruar nivelin më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes në faqen e internetit. Megjithatë, ne nuk mund të garantojmë se qasja nga hakerat, viruset kompjuterike etj. është e pamundur. Çdo përdorues pranon ta përdorë këtë faqe interneti me rrezikun e vet.
  • Qëllimi ynë është që pet-expert.mk të jetë i disponueshëm 100% të kohës, megjithatë, mund të ndodhë që faqja të mos jetë e disponueshme në kohë të caktuara për ndonjë arsye jashtë kontrollit tonë. Në asnjë rast nuk do të mbajmë përgjegjësi nëse përdorimi i dyqanit online nuk mund të jetë i pandërprerë ose plotësisht pa gabime.
  • Nëse është i pranishëm një lidhje që do t'ju lidhë me faqe të tjera interneti, ne nuk marrim asnjë përgjegjësi në lidhje me informacionin dhe mbrojtjen e të dhënave personale të ofruara nga ato faqe interneti. Pet Expert nuk i shqyrton faqet e internetit që lidhen me pet-expert.mk dhe nuk është përgjegjëse për përmbajtjen e faqeve të internetit që i referohen faqes së saj të internetit.
  • Pet Expert nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për gabime teknike të paqëllimshme, përshkrime të pasakta të produkteve që mund të shfaqen në faqen e internetit. Nëse produkti i ofruar dhe i marrë nga pet-expert.mk nuk përputhet me përshkrimin, ju keni të drejtë ta ktheni atë të padëmtuar dhe të papërdorur (e përshkruar më hollësisht në Politikën e Kthimit).
  • Çdo përdorues, pas regjistrimit dhe blerjes, deklaron se është i njohur me Politikën tonë të Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe pajtohet me të.
  • Përdoruesit që blejnë përmes pet-expert.mk kanë mundësi që të postojnë përvoja, vërejtje dhe lëvdata rreth produkteve ose të postojnë komente, pyetje apo informacione të tjera për sa kohë që përmbajtja nuk është e paligjshme, kërcënuese, ofenduese ose e kategorizuar si "spam". pet-expert.mk do të heqë të gjitha mesazhet që bien në kategoritë e mësipërme. 
  • Pet Expert mund t`i ndryshojë këto Kushte Përdorimi, politikat dhe dispozitat e përgjithshme në çdo kohë. Pet Expert rezervon të drejtën për të shtuar, ndryshuar, përmirësuar, ndërprerë, ndaluar shërbimet ose për të futur kushte për shërbimet e pet-expert.mk pa njoftim paraprak. 

10. SI TË NA KONTAKTONI

Pet Ekspert SHPK NJP
Vostaniçka 33, 1000 Shkup
Tel. 076/563-651
E-mail: shop.petexpert@gmail.com